Denar Biba është emëruar kryetar i Autoritetet të Konkurrencës. Kandidatura e tij ka marrë 72 vota pro, 37 kundër dhe 0 abstenime gjatë seancës së sotme plenare.
Mungojnë të paktën dy vota nga PS dhe një prej tyre ishte paralajmëruar nga Erion Braçe.
Komisioni i Ekonomisë, me shumicë votash dhe me debate miratoi 3 ditë më parë kalimin për votim në seancë plenare të kandidaturës së Denar Bibës si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës.
Opozita ishte kundër kandidaturës së tij për shkak se e vlerësuan si politike, por dhe për shkak të përfshirjes në përgjimin që u bë publik vite me parë më një nga anëtarët e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Biankut.