Greqia do të ndihmojë në çdo lloj mënyre Shqipërinë në këtë situatë të jashtëzakonshme”, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Dendias, pas një takimi në Presidencë me presidentin Ilir Meta.
“Ju falënderoj që më pritët. E di që janë çaste të vështira, kam ardhur këtu me kërkesë të kryeministrit për t’ju përcjellë ngushëllimet e popullit grek dhe për të ofruar ndihmesën tonë në ketë kohë nevoje. Fatkeqësisht, Greqia ka një përvojë të gjatë nga tërmetet dhe ndërkaq dy ekipe të mbrojtjes civile janë këtu për t’ju ndihmuar. Jemi gati t’ju ndihmojmë për çfarë do që të keni nevojë. Më lejoni t’u shpreh ngushëllimet popullit shqiptar”, tha Dendias.
Ndërsa Meta tha se, “kjo është një situatë e jashtëzakonshme”. “Ky tërmet është mjaft tronditës dhe mjaft tragjik dhe ky rrezik do t’i shërbejë sensibilizimit të mëtejshëm të BE që ta përballojmë këtë situatë të jashtëzakonshme, që të reduktojmë maksimalisht pasojat në humbje njerëzish, por edhe dëmet materiale”, përfundoi Meta.