Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta nga gjyqtarit të Apelit, Gent Shala, pas vendimit për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin.
“Se do të shkojë Genc Shala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon që do ta mbështesë Fatmir Xhafaj. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Kjo është e vërteta. Merr dy dëshmitarë të rremë, si në gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë se do të shkojë në Gjykatë të Lartë, ai dhe të tjerët”, tha Bardhi në sallën e gjyqit.