Aktualitet Dënimi i Tahirit, reagon Yuri Kimi: Nuk ka më pandëshkueshmëri

Dënimi i Tahirit, reagon Yuri Kimi: Nuk ka më pandëshkueshmëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të dënuar me burg ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri.

Diplomatja amerikane iu bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë punën dhe të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të tregojnë se askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë,  nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Kim.