Dy prindërit e një 15-vjeçari janë dënuar nga Gjykata e Miçiganit në SHBA pasi dështuan të parandalonin vrasjen e 4 adoleshentëve në shkollë nga djali i tyre 15-vjeçar.
Ky dënim cilësohet historik për shkak se për herë të parë prindërit mbahen përgjegjës për mosveprimet e tyre dhe u dënuan mbi bazën e akuzës, vrasje e pavullnetshme.
James dhe Jennifer Crumbley shprehën keqardhje për sulmin e djalit të tyre Ethan Crumbley që ndodhi në 2021.
Gjykatësja tha se dënimi 10 deri në 15 vjet ishte “për të vepruar si një pengesë” dhe pasqyronte dështimin e prindërve për të ndaluar sulmin pasi patën mundësinë dhe shpërfillën paralajmërimet.
Prokurorët thanë se prindërit nuk i kushtuan rëndësi shenjat e qarta se shëndeti mendor i djalit të tyre ishte përkeqësuar dhe i blenë armën që ai përdori për vrasjen e katër studentëve dhe plagosjen e 7 te tjerëve me një pistoletë gjysmë automatike në shkollën e mesme të Oksfordit.
Ditën e të shtënave në shkollën e mesme prindërit e adoleshentit ndërprenë një takim shkollor rreth një vizatimi shqetësues që kishte bërë djali i tyre, në vend të kësaj vendosën të shkonin në punë dhe të mos e merrnin në shtëpi.
Stafi i shkollës më vonë e dërgoi atë në klasë pa e kontrolluar çantën e shpinës, e cila përmbante armën që kishin blerë prindërit e tij.