Gjykata e Posaçme dënon më 15 vite burg iranianin Bijan Pooladrag. SPAK e akuzonte 45-vjeçarin se ka krijuar kontakte me dy agjentë të shërbimit sekret iranian, të cilëve iu ka përcjellë të dhëna mbi kampin ASHRAF 3 në Manzë, si edhe ka marrë udhëzime për kryerje aktesh terroriste.
Gjykata e Posaçme dënon më 15 vite burg iranianin Bijan Pooladrag. SPAK e akuzonte 45-vjeçarin se ka krijuar kontakte me dy agjentë të shërbimit sekret iranian, të cilëve iu ka përcjellë të dhëna mbi kampin ASHRAF 3 në Manzë, si edhe ka marrë udhëzime për kryerje aktesh terroriste.
Gjykata e shpall fajtor iranian për dy akuza, atë të veprimeve me persona “të shpallur” dhe “organizatë terroriste”, ndërsa e shpalli të pafajshëm për 4 akuza të tjera.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Organizata Terroriste”, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/a, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/c, paragrafi i parë të Kodit Penal pasi fakti penal nuk ekziston.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga neni 293/ç të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston”.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin Bijan Pooladrag, atë me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kryejë vetëm 10 vite burg.