Nexhmedin Dardha, një shqiptar që hetonte në Francë është dënuar me 20 vite burg nga gjykata në qytetin e Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.
Ai u akuzua se dogji me acid ish-bashkëshorten e tij në vitin 2006. Mediat franceze shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi në sy të 2 vajzave të çiftit, ku Nexhmedini i hodhi një sasi acidi në fytyrë duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.
Prokurori francez u shpreh se Dardha shfaqi xhelozi pas ndarjes me bashkëshorten. Pas këtij krimi, Dardha arriti të arratisej me ndihmën e dy shqiptarëve të tjerë.
Njëri prej tyre u dënua me 10 vite burg, ndërsa tjetri me 5 vite. Vetë Nexhmedin Dardha ishte arratisur drejt Shqipërisë.
Arratia mori fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës. Një prej bashkëpunëtorëve të Nexhmedinit u shpreh se ai donte ta shpërfytyronte ish-gruan, në mënyrë që asnjë burrë mos t’i afrohej.