Dënohet me katër vite burg ish-kryetari i bashkisë së Lezhës.
Fran Frrokaj u gjet fajtor për akuzën “tjetërsim pronash” në Shëngjin, konkretisht tek Rana e Hedhun.
Ish- kryebashkiaku i Lezhës u arrestua në mars të vitit 2018 pas zbulimit të një skeme abuzimi me pronat në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.
Dhjetëra persona, sidomos zyrtarë vendorë të Hipotekës dhe Bashkisë u hetuan gjatë këtyre dy viteve.
Të njëjtën masë dënimi, 4 vite burg gjyqtari Ilir Perdeda ka dhënë edhe ndaj ish-kryetarit të Qarkut Lezhë, Gjoke Ndoka.
Ndërkohë është dënuar me 2 vite burg, ish-kreu i Hipotekës Artan Djala.
Edhe ish nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi u dënua me 1 vit burg.
Renato Malotaj, futbollisti i njohur që ka luajtur me disa skuadra në Superiore, u shpall i pafajshëm.