Judmir Shurdhi, ish-drejtor i burgut të Lushnjës është dënuar me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj burg.
Ai u shpall fajtor nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.
SPAK thotë se Judmir Shurdhi, drejtor në vitin 2020, atëherë kur dhe u zbulua shkelja ka shpërdoruar detyrën sa i takon tenderit të transportit të punonjësve.
Me shërbim prove dhe deri në 1 vit burg u dënuan dhe disa ish-punonjës të IEVP Lushnje.