Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtarja do të vuajë dy vite burg.
Gjykata ka vendosur dy vite burg për sekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, ndërkohë avokati Aldo Tabaku, që kishte rolin e sekserit, është dënuar me 4 vite burg.
Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.
Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Më 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin Hoxhës nga detyra për lirim në kundërshtim të ligjit të dy të burgosurve.
Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë – përfshirë Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, kundrejt shumave që shkonin nga 6 mijë euro deri në 12 mijë euro.