Bota Dënohet me burg Navalny, kritiku më i madh i Putin

Dënohet me burg Navalny, kritiku më i madh i Putin

Kritiku më i madh i Kremlinit, Alexey Navalny, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg nga një gjykatë në Moskë. Mediat raportojnë se ai e denoncoi udhëheqësin rus si “Putin helmuesi”.

Aleksey Navalny është një nga kritikët më të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin dhe është parë si një kërcënim për pushtetin e tij.

Navalny u arrestua dy javë më parë pas kthimit të tij në Moskë nga Berlini, ku u kurua ndaj një helmimi. Ai kaloi 5 muaj në spitalet gjermane, duke u rikuperuar nga helmimi, ndërsa akuzoi shërbimet ruse.

Komiteti Hetues i Rusisë hapi një rast penal, duke e akuzuar atë për vjedhjen e qindra miliona rublave, të dhuruara për organizatën e tij antikorrupsion.

Dënimi i tij ka të ngjarë të ndezë zemërimin midis mbështetësve të Navalnyt, pasi dhjetëra mijëra rusë kanë dalë në protesta gjatë dy fundjavave të fundit, duke kërkuar lirimin e kryeopozitarit rus.