Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shprehur se deklarata e Monika Kryemadhit për inceneratorët nuk kanë asnjë të re dhe vijnë pikërisht në prag të protestës.
Ajo tha se asgjë nga faktet e dala, të denoncuara nga LSI, nuk janë të reja dhe se administrata tatimore i ka referuar ato më herët në Prokurori.
“Zhurma e madhe e ditëve të fundit e krijuar në kuadër të një lufte, në vigjilje të një proteste të lajmëruar, e cila nxit zhvillimin e një revolucioni imagjinar. Asgjë nga faktet e nxjerra ditët e fundit nuk është e re. Te gjitha faktet lidhen me procese të kryera vite më parë nga Administrata Tatimore”, u shpreh ministrja.
“Në dhjetor 2018 Administrata Tatimore ka referuar pranë Prokurorisë një skemë mashtrimi që lidhej me pastrim parash, janë referuar 20 subjekte për të cilat bashkë me to 24 individë përgjegjës për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit. Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së”, u shpreh ministrja.