Enkelejd Alibeaj ka denoncuar në Kuvend se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë dëbuar nga oborri i Kryeministrisë dhe nuk janë lejuar që të marrin aty materiale dhe dokumente.
Ai u shpreh se SPAK dhe drejtësia e re është në rrezik të madh dhe ky është një alarm i madh. Alibeaj i bëri thirrje ndërkombëtarëve, por edhe qytetarëve shqiptarë që të zgjedhin me votë nëse duan që drejtësinë ta lënë në dorë të të korruptuarve apo ta marrin vetë në dorë.
“Asnjë referim nuk është bërë në SPAK për vitin e kaluar, Punonjësit e BKH dëbohen nga oborri i Kryeministrisë se duan të shkojnë të marrin materialet atje. Klithmat e kryeministrit se do të ngrinte atë komisionin, po e ngre dhe parlamenti u bë palë. Ky është rreziku i madh. SPAK drejtësia e re janë në rrezik.
Unë sot kam një thirrje për dy kategori, së pari për ndërkombëtarët, është një alarm i madhe për atë çfarë po ndodh për drejtësinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.
Janë një shumicë e frikshme që treguan se nuk kanë asnjë cipë për të ndërmarrë çdo iniciative natën për të goditur drejtësinë. Së dyti e kam për shqiptarët, e kam për 70% të shqiptarëve që sot janë të etur për drejtësi. Është në dorë të tyre që me votën e tyre të kuptojnë që do ta lënë në dorë të të korruptuarve apo do ta marrin në dorë”, tha Alibeaj.