Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka denoncuar se me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Drejtoria e Policisë kërkon me shkresë zyrtare të kontrollojë borderotë e punonjësve të Bashkisë Mat.
Në shkresën e publikuar kërkohen që të dërgohen listat pagesat e punonjësve të bashkisë për periudhën nga muaji shkurt në muajin mars 2019 dhe kjo për arsye verifikimi.
“Praktikisht me këtë shkresë Policia dhe Ministria e Brendshme dëshmon se po heton kolektivisht punonjësit e Bashkisë Mat. Idiotësitë duhen ndonjëherë trajtuar me humor…,por po ashtu ky është akt zyrtar i që provon dëshire të papërmbajtur për kthim në diktaturë,dhe diktaturat shemben edhe kur i ngrenë idiotët”, shprehet Çollaku.
Reagimi i plotë:
Diktatura e idioteve.
Nje akt i paprecedente ka ndodhur sot ne Bashkine Mat.
Me urdher nga Ministria e Brendeshme,drejtoria e policise kerkon me shkrese zyrtare te kontrolloje borderote e punonjesve te Bashkise Mat.
Dy jane ceshtjet,ose Republika e Shqiperise eshte kthyer ne republike policore,e ngjashme dhe Republiken Popullore Socialiste ku kontrolli mbi jeten te drejtat e te dhenave personale te cdo qytetari ishte e vetmja menyre per te mbajtur diktaturen…,ose sot shtetin e kane pushtuar idiotët.
Praktikisht me kete shkrese Policia dhe Ministria e Brendeshme deshmon se po heton kolektivisht punonjesit e Bashkise Mat.
Idiotesite duhen ndonjehere trajtuar me humor…,por po ashtu ky eshte akt zyrtar i qe provon deshire te papermbajtur per kthim ne diktature,dhe diktaturat shemben edhe kur i ngrene idiotet.