Ekonomi “Denonco kadastrën”, Edi Rama prezanton nismën më të re për pronat

“Denonco kadastrën”, Edi Rama prezanton nismën më të re për pronat

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka prezantuar dritaren më të re brenda faqes Shqiperiaqeduam.al ku qytetarët do të kenë mundësinë të denoncojnë problemet që kanë me pronat.

Sipas Edi Ramës, revolucioni digjital i Kadastrës, do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim.

“Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”, shkruan kryeministri.