Extra Denzel Washington do të luajë gjeneralin legjendar Hannibal në filmin e ri...

Denzel Washington do të luajë gjeneralin legjendar Hannibal në filmin e ri re epik të Netflix

Denzel Washington po bashkohet edhe një herë me regjisorin e “Training Day” dhe “Equalizer” Antoine Fuqua për të luajtur gjeneralin kartagjenas Hannibal në një film epik të Netflix. Skenari i filmit, sipas Variety, do të shkruhet nga John Logan, një skenarist tre herë fitues i Oskarit, i njohur për “The Aviator” të Martin Scorsese dhe “Gladiator” të Ridley Scott.

Sipas përmbledhjes zyrtare, filmi është “bazuar në historinë e vërtetë të Hannibalit, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga gjeneralët më të mëdhenj në histori. Filmi mbulon betejat kryesore që ai udhëhoqi kundër Republikës Romake gjatë Luftës së Dytë Kartagjenase.

Denzel Washington do të luajë në film së bashku me Eric Olsen, Adam Goldworm dhe Antoine Fuqua përmes marrëveshjes së Hill District Media me Netflix.

Kush ishte Hannibal Barka

Kundërshtari më i tmerrshëm që Roma ka hasur, u rrit me detyrën e mposhtjes së romakëve nga babi i tij, Hasdrubali. Hanibali i la mënjanë taktikat kartagjenase të superioritetit pasiv detar dhe marshoi me elefantë në alpet italiane. Hannibali e pushtoi perandorinë e fuqishme Romake nëpërmjet alpeve.

Ai mundi romakët në një sërë betejash në Trebë dhe Traseminë. Asnjëherë nuk ka humbur personalisht në një betejë me romakët dhe e ka mbajtur ushtrinë e tij në Itali për më shumë se një dekadë pas Luftës së Dytë Kartagjenase.

Ai konsiderohet një prej strategëve më të mëdhenj ushtarakë që kanë ekzistuar. Armiqtë e tij romakë, madje adoptuan disa prej taktikave të tij për përdorimin e tyre.