Kryesore Deputetët drejt Gjermanisë, Bardhi: E turpshme dhe banale! E kthyer Kuvendin si...

Deputetët drejt Gjermanisë, Bardhi: E turpshme dhe banale! E kthyer Kuvendin si dyqan personal

Seanca plenare e kësaj jave është zhvendosur ditën e sotme. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kërkoi sqarim nga mazhoranca për këtë thyerje të Rregullores.

Ai përmendi dhe lajmet që kanë qarkulluar në media, se një pjesë e deputetëve kanë ikur në Gjermani për 10 ditë për të ndjekur ndeshjet. Duke e cilësuar arsye banale dhe të turpshme, Bardhi vuri theksin dhe tek kërkesa e deputetëve të PD për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama.

Gazment Bardhi: Sot është e mërkurë dhe keni vendosur që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës do duhet t’u shpjegoni qytetarëve sepse ka dalë një arsye banale, fyese se pse është zhvendosur seanca nga dita e enjte për të mërkurën. Keni detyrimin, sepse keni marrë një vendim të njëanshëm pa u konsultuar me opozitën. Nëse është ajo arsye, është akt i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale. Së dyti, me kërkesën e depozituar brenda afatit të përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit, një grup deputetësh duan interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për keqpërdorimin e fondeve publike apo për tenderat publikë.

Nëse firmoset nga 7 deputetë, duhet të jetë pikë e parë e seancës. Jemi njohur me një përgjigje banale, jeni kthyer në banalë në gjithçka bëni. Na e cilësoni si cenim të nderit dhe dinjitetit të kryeministrit. Kolegët kanë 10 minuta në dispozicion për të shpjeguar qëndrimin e tyre. Ju pasi keni shkelur Kushtetutën e Rregulloren, tani shkelni të drejtën e tyre për të sqaruar interpelancën. Edi Rama nuk i fshihet dot gjatë drejtësisë dhe llogaridhënies.