Aktualitet Deputetët e PD-së në Komisariatet 1 dhe 2: Të gjithë qytetarët e...

Deputetët e PD-së në Komisariatet 1 dhe 2: Të gjithë qytetarët e ndaluar do të lirohen

Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në Komisariatet 1 dhe 2 në Tiranë për të mbështetur të ndaluarit nga policia.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi tha se të gjithë protestuesit e ndaluar do të lirohen sepse nuk po bënin asgjë të paligjshme.

“Jam i sigurt që të gjithë ata qytetarë që mund të shoqërohen do të lirohen sepse janë ndalime të paligjshme, sepse asgjë e paligjshme nuk ka ndodhur. Është e drejtë themelore të protestosh. Edi Rama dhe kushdo që vjen pas tij e ka të qartë mesazhin, ne jemi këtu për të qenë krah ndaj çdo demokrati që protestoi”, tha Bylykbashi.

Ndërsa për protestën e paralajmëruar të hënën, ai u shpreh se demokratët do të tregojnë se Parlamenti nuk funksionon si noter i Kryeministrit.

“Ditën e hënë ne do të jemi atje për të protestuar sepse e dini që Rama po përpiqet të shpërbëjë Parlamentin, do të mbajë peng grupin e PD-së dhe të përjashtojë deputetët. Jemi atje që të tregojmë se ai Parlament nuk funksionon si noter i Ramës, ose Rama dorëzohet paa votës për t’u shporrur ose me forma demokratike”, përfundoi Bylykbashi.