Instituti Studimeve Politike publikoi raport-analizën me titull “Parlamenti në kohën e krizës” duke mbërritur në përfundimin se kriza e dëmtoi Parlamentin, por arriti të mbijetojë.
Në raport me detaje vjen performanca e të zgjedhurve nga populli për periudhen janar/korrik 2019.
“Funksioni kryesor i Parlamentit janë kontrolli i ekzekutivit dhe ligjvënia. Nëse analizojmë të dyja funksionet gjatë këtij viti rezulton se Parlamenti ka bërë hapa pas. Për shkak të situatës politike, Parlamenti nuk ka arritur realisht të kontrollojë ekzekutivin, sidomos në elemente që kanë të bëjnë me ccështje të ndjeshme publike dhe që kanë të bëjnë me pritshmërinë e madhe të qytetarëve ndaj Parlamentit. Së dyti, numri i akteve që ka nxjerrë Parlamenti është shumë i vogël në raport me sesionet e kaluara”, thotë Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit i Studimeve Politike.
Raporti evidenton 23 deputetë përfituesve të bonusit të strehimit paguar nga shteti. Mes tyre jane Nard Ndoka ish-ministër Shëndetësie dhe Senida Mesa ish-zëvëndës kryeministre.
Deputeti më efektiv në sesionet e shkuara parlamentare është kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla me 74 pikë pasuar nga Vasilika Hysi dhe demokrati Mylim Murrizi. Ndërsa nga deputetët e opizitës së re më aktivi është Ralf Gjoni I LSI. Aktiviteti i dy deputetëve Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari gjatë sesionit të fundit parlamentar vjen në kontrast të thellë me aktivitetin e tyre të mëparshëm parlamentar.
“Të gjithë prisnim që Parlamenti i ri të kishte cilësi më të madhe për shkak të kritikeve që ne kemi pasur për legjislaturën e kaluar. Mungesa e opozitës dhe zëvendësimi me deputetët e rinj nuk solli rritje të cilësisë, përkundrazi pati hapa pas në aspektin cilësor. Numri i deputetëve që nuk janë të angazhuar ose janë të angazhuar formalisht nuk arrijnë të prodhojnë politikë, është jashtëzakonisht i madh dhe ndoshta më i madhi në raport me të gjithë Parlamentet e 10 viteve të fundit në Shqipëri.
Në listën e 10 deputetëve më pak aktivë në parlament, për pasojë, edhe me treguesit më minimalë të efikasitetit bëjnë pjesë së paku pesë biznesmenë të njohur, si dhe së paku katër prurje politike që nuk kanë lidhje organike me partitë e tyre politike dhe as me jetën parlamentare.
Krahas listës së deputetëve më aktivë në debatet parlamentare, merr vlerë edhe lista e deputetëve më pak aktivë, dhe konkretisht, lista e deputetëve që nuk kanë mbajtur asnjë fjalim në 24 seancat plenare ku kanë marrë pjesë plotësisht apo pjesërisht. Deputetët “të heshtur janë” Tom Doshi e Lefter Koka, Ylli Shehu e Anduel Xhindi, e Andrea Marto, si dhe “prurjet” e reja të PS më 2017, deputetët Rrahman Rraja e Ilir Ndraxhi dhe Gjetan Gjetani.