“Gjendja ekonomike dhe politike e Shqipërisë është në gjendje kritike”.
Këtë e deklaroi Martin Henze, kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU në përfundim të konsultave me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Tiranë.
Ai preku fusha të ndryshme të cilat kanë problematika të mëdha, duke theksuar faktin se politika duhet të japë llogari për largimin e të rinjve nga vendi.
Martin Herze: Largimi i të rinjve nga Shqipëria është në nivele tejet të lata, dhe politika duhet të shpjegohet për këtë. Gjendja e studentëve është skandaloze, ndërkohë që Shqipëria merr fonde nga Bashkimi Europian për arsimin, e ende nuk dihet se ku shkojnë këto para. Pa një reformë në drejtësi dhe pa i shpallur luftë korrupsionit, investitorët e huaj nuk do të vijnë asnjëherë në Shqipëri, pasi nuk kanë siguri.
Lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Herze tha se mosfunksionimi i sistemit gjyqësor, korrupsioni dhe varfëria do të jenë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ai u shpreh i çuditur nga deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë për rritjen e ekonomisë me 4.1 %, duke nënvizuar se asnjë vend në BE nuk e ka shënuar këtë rritje.
Herze theksoi se nevojiten investime në infrastrukturë dhe në logjistikë, në mënyrë që bashkëpunimet me vendet europiane të jenë të mundura.