Një deputet i opozitës italiane është përplasur në Shëngjin me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve në Shqipëri.
Pikërisht në vendin ku është ngritur qendra e pritjes së emigrantëve, në Shëngjin, deputeti i Plus Europa në Itali, Ricardo Magi, shfrytëzoi momentin pas Meloni përfundoi aktivitetin me kryeministrin Edi Rama, për të sulmuar verbalisht kryeministren italiane.
“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Një miliardë për të bërë fushatë elektorale. Truprojat tuaj nuk po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti. T’ju vijë turp zonja kryeministre!”, ishin fjalët me të cilat Magi iu drejtua Melonit, pasi ajo mbylli konferencën për media me kryeministrin Edi Rama.
Magi ka kritikuar në vazhdimësi marrëveshjen midis Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy kampeve për të pritur deri në 36 mijë emigrantë në vit, në Shëngjin e Gjadër.
“Jo Guantanamo italiane në Shqipëri”, ka thënë Ricardo Magi.
Përplasja verbale mes tyre është filmuar nga punonjësit e mediave që ndodheshin aty për të ndjekur vizitën e Melonit.