Aktualitet Deputeti i PS Bardhyl Kollçaku në SPAK, pas tij edhe ish-gjenerali Artur...

Deputeti i PS Bardhyl Kollçaku në SPAK, pas tij edhe ish-gjenerali Artur Meçollari

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Kollçaku është i kallëzuar nga ish-gjenerali Artur Meçollari në vitin 2021 për “shpërdorim detyre” në tjetërsimin e pronave ushtarake në kohën kur Kollçaku ishte shef i Shtatit të Përgjithshëm të FA.

Kallëzimi në fjalë ka të bëjë me dhënien me qira të bazës detare të Limionit në Sarandë. Kujtojmë se, përveç Kollçakut, Meçollari ka kallëzuar edhe Olta Xhaçkën.

Pak minuta pas Kollçakut, në ambientet e SPAK ka mbërritur edhe vetë Artur Meçollari.