Tre deputetë të rinj u bënë pjesë e “opozitës së re” në parlament, dy nga lista e PD-së e një nga ajo e LSI-së.
Mes tyre emri më i njohur është ai i Adriatik Alimadhit, kreut të Ballit Kombëtar, i cili tha se e sheh veten aty pikërisht në emër të Ballit.
“Mandati është i Ballit Kombëtar dhe i ballistëve. Ai do të vihet në shërbim të kauzës së Mit’hat Frashërit. Ballin Kombëtar nuk mund ta orientojë askush. Balli Kombëtar nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes së opozitës së bashkuar. Jam i lumtur që pas 15 vitesh vëmendja e mediave rikthehet te Balli Kombëtar”, deklaroi Alimadhi para seancës ku bëri dhe betimin si deputet i ri.
Balli Kombëtar, një parti e drejtuar në vite nga Guri Durollari, Hysen Selfo, Shpëtim Rroqi, e tashmë nga Adriatik Alimashi, prej vitesh ka dalë nga “tregu politik”.
Por me këtë të fundit të hyrë në parlament, rikthehet së paku si sigël.