Aktualitet Deputeti socialist flet për Redjan Rrajën, u arrestua për atentatin ndaj prokurorit

Deputeti socialist flet për Redjan Rrajën, u arrestua për atentatin ndaj prokurorit

Rrahman Rraja flet për Abc News pas arrestimit të Redjan Rrajas si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Gazetarja Esiona Konomi ka kontaktuar me deputetin, ndërsa ky i fundit i ka thënë se nuk ka lidhje të afërta me Rrajan dhe se lajmin e ka mësuar nga mediat.

“Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në atentat. Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua. Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme. Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit. Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, ka thënë deputeti Rraja.