Sapo ka marrë zyrtarisht mandatin e deputetes, Reme Lala e PDIU-së ka deklaruar se do ta vërë mandatin në dispozicion të Edi Ramës.
Menjëherë pas shpalljes zyrtare të rezultateve, Lala tha se nuk është pjesë e asnjë partie kur vjen puna për shërbim ndaj qytetarëve dhe të elektoratit të vetë.
Ndaj ajo deklaroi se nga ky moment do të jetë në krah të PS-së dhe të Edi Ramës.
“Unë nuk jam e asnjë partie. Sepse partia ime janë Dibra dhe dibranët. Ndaj nga ky moment deklaroj se mandati im është në shërbim të Edi Ramës dhe të timonit të qeverisjes, që Rruga e Arbrit të përfundojë brenda këtij viti” tha Lala