Media gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar të premten një artikull ku shkruhet se kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia federale gjatë një vizite në Gjermani dhjetorin e vitit të shkuar.
Sipas ‘Der Spiegel’, incidenti është shënuar në bordin e avioni ‘Lufthansa’, ku kryeministri shqiptar ka refuzuar me forcë të vendosë një maskë “FFP2” ose një maskë kirurgjikale, siç i ishte kërkuar, në vend të një maske pëlhure.
“Kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër të vendoste maskën mbrojtëse mjekësore përpara nisjes së avionit nga Frankfurt am Main në Detroit, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare që të mbante një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruhet në artikullin e ‘Der Spiegel’.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar Endri Fuga, drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim i cili ka cilësuar një incident të vjetër për të cilin kompania ka kërkuar ndjesë.
“Lajm i vjetër për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkroi Fuga në Twitter.
Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite. pic.twitter.com/lqNNMSXeOU
— Endri Fuga (@endrifuga) April 15, 2022