“Dera është hapur nga brenda”. Hetuesit grek kanë nxjerrë të tjera fakte, sa i përket ekzekutimit që iu bë çiftit shqiptar në lagjen Peristeri, të Athinës në Greqi.
Pasi kanë marrë në pyetje djalin 28-vjeçar të familjes, i cili është më prapambetje mendore njësoj si një fëmijë 5 vjeç, hetuesit kanë dyshime se dera është hapur nga brenda.
Pyetjes së kush e hapi derën, 28-vjeçari i është përgjigjur 10 herë “Mami, mami” dhe 10 herë të tjera “Policia, Policia”.
Hetuesit me përvojë në analizimin e të dhënave thonë se ka dyshime se ka qenë gruaja 50-vjeçare që ka hapur derën, pas trokitjeve, pasi zilja nuk punonte.
Ekspertët gjithashtu kanë gjetur gjurmët e këmbëve dhe materiali gjenetik. Thanas dhe Eleni Curra u ekzekutuan me një plumb në kokë, gjatë grabitjes së banesës së tyre të premten e kaluar.
Në dëshminë e saj vajza 18 vjeçe e çiftit ka thënë se grabitësisht ishin shqiptarë, ndërsa bërtisnin: “Duam paratë, paratë”.
Ata kishin informacion të sigurt, se 53-vjeçari që punonte në ndërtim kishte në shtëpi rreth 9500 euro. Dyshime ka se burrë e grua janë përleshur me vrasësit, të cilët më pas i kanë qëlluar. Ata kishin shenja jete deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.
Policia gjithashtu ka sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet që kanë nodhur atë ditë dhe ditë më përpara.