Derbi i Shqipërisë mbyllet pa fitues. Tirana dhe Vllaznia nuk i bëjnë keq njëra-tjetrës në Selman Stërmasi duke u ndarë në një barazim pa gola. Supersfida e javës së 12-të u luajt nën dritat e prozhektorëve por pa tifozë.
Mosprania e fansave në stadium për shkak të dënimit që ka marrë Tirana ndikoi edhe në lojën e skuadrave në fushë me bardheblutë dhe kuqeblutë që nuk prodhuan shumë edhe pse traversa dhe shtylla u mohuan golin në nga një rast.
Në fund nga një pikë për të dyja skuadrat, 1 pikë që i shërben më shumë Vllaznisë sesa Tiranës që në rast fitoreje të Partizanit në Vlorë të dielën pritet të humbasë akoma më shumë terren me kreun pasi këtij barazimi të dytë rresht.