Nuk prodhoi fitues derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Supersfida e javës së gjashtë, u mbyll në barazim pa gola.
Ndryshe nga përballjet e kaluara, kjo sfidë ishte e qetë dhe me raste të pakta për shënim.
Tirana u shfaq më kërkuese, në pjesën e parë, duke iu afruar golit në dy raste, por pa sukses.
Në fillimin e fraksionit të dytë, sulmuesi i Partizanit, Bintsouka kishte një rast të artë, por u ndal nga portieri Selmani.
Në fund të takimit, të mbyllur në barazim pa gola, ekipi u detyruan të ndajnë nga një pikë.
Ky është barazimi i gjashtë radhazi për Tiranën në kampionat, si asnjëherë më parë. Bardheblutë mbajnë vendin e shtatë me 6 pikë, ndërsa Partizani renditet i treti me 9 pikë.