Gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar jo vetëm solidaritet nga Shqipëria dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, por edhe “detyrim historik”.
Me një shënim në facebook, Fevziu kujton disa raste kur Itali i ka shtrirë dorën e ndihmës Shqipërisë, e mes tyre edhe gjatë eksodit masiv të viti 1991.
“Lexova qe Shqiperia po dergon ne ndihme te Italise nje kontigjent prej 30 mjekesh dhe infermieresh. Ne momente fatkeqesish ai qe vlen me shume eshte solidariteti. I cdo lloji qofte. Por ky per ne nuk eshte vetem solidaritet, por edhe detyrim historik. Me 1991, Italia mori persiper garantimin me ushqim te shqiptareve, madje beri edhe shperndarjen e ndihmave permes Operacionit Pelikan, se ne s’kishin mundesi; me 1997, 80 % e forces se Operacionit Alba dhe komanda e tij, perbehej nga ushtria Italiane. Per te siguruar rendin publik qe vete ne e kishin shkaterruar; ne Shkurt te ketij viti Itali ishte donatori kryesor per pasojat e termetit. E gjitha bota po solidarizohet me Italine. Ne nuk mund te ishim ndryshe. Solidaritet, nuk do te thote te te ndihmojne vetem kur ke nevoje, sic kemi bere ne me Italine deri me sot, por edhe t’jua kthesh ndihmen kur te tjeret gjenden keq. Nuk po flas per mbeshtetjen politike qe Italia na ka dhene historikisht. Respekt per kontigjentin shqiptar qe gjendet sot atje”, shkruan Fevziu.