Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani ka deklaruar këtë të premte se SPAK nuk do të kursejë askënd që shkel ligjin.
Deklarata vjen pas pyetjes së bërë nga të pranishmit në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing” se deri ku do të shkojë SPAK sa i përket hetimit të zyrtarëve të lartë.
Altin Dumani: Nuk do kursejmë askënd. Për vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur. Rezultatet na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë.