Rreth një muaj më parë, ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, bëri një paralajmërim të frikshëm gjatë një interviste televizive.
Ndërkohë që kishte nisur frika për pasojat që do të sillte koronavirusi në vend, Muka tha se deri më 18 prill, do të kishte minimumi 250-300 të vdekur në vend, dhe mbi 1000 persona të infektuar.
E deklarata e tij bëri shumë bujë për shkak se u transmetua në një televizion kombëtar si Top Channel.
E ja ku jemi sot, kalendari shënon 18 prill, por bilanci i viktimave e i të prekurve nuk është aq i frikshëm sa parashikonte eksperti Muka.
Sot Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 548, prej të cilëve janë shëruar 302 persona e kanë humbur jetën 26.