Extra Deri në 1 milion dollarë në sezon që ajo të jetë pjesë...

Deri në 1 milion dollarë në sezon që ajo të jetë pjesë e “The Voice”, Rita Orës i bëhet oferta tunduese

Rita Ora tashmë është një emër që kushton shumë dhe për ta pasur pjesë të jurisë në emisione të tilla si “The Voice” është prestigj për reality show-n.

Sezoni i fundit i “The Voice Australia” ka qënë një sukses për produksionin dhe një pjesë e mirë e suksesit i dedikohet edhe pranisë së Rita Orës në juri. Sipas “New Idea” dy anëtarët e tjerë të jurisë, Jessica dhe Guy kanë nënshkruar tashmë për sezonin e vitit të ardhshëm, por produksoni po punon ende që të ketë sërish Ritën.

“Kontratat janë duke u punuar për Ritën; topi është i gjithi në fushën e saj për t’u kthyer. Asaj i ofrohen deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse. Është joshëse në një botë ku nuk ka aq shumë para për të fituar në turne gjatë Covid-19,” – ka thënë burimi për “New Idea”.