Shumë nga të mbijetuarit nga 11 provincat e prekura nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş migruan në qytete të ndryshme. Ankaraja ishte një nga qytetet që e përjetoi më shumë këtë valë qytetarësh që zgjodhën këtë qytet për t’u zhvendosur pas tërmeteve.
Megjithatë, me ardhjen në qytet të të prekurve nga tërmeti, filloi një rritje e lartë e qirave të shtëpive. Shumë njerëz u ankuan, duke pretenduar se disa pronarë dhe agjentë imobiliare, të cilët përfituan nga ardhja e viktimave të tërmetit në qytet, bënë rritje të jashtëzakonshme.
Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim në lidhje me rritjen e qirave dhe shitjeve të banesave, pas gjetjeve të Drejtorisë Provinciale të Tregtisë në lidhje me këtë. Në këtë kuadër, u mblodhën të dhëna nga të gjitha faqet ku ishin postuar reklamat e shitjeve dhe dhënies me qira të pasurive të paluajtshme.
Të dhënat analizohen një nga një dhe analizohen çmimet para dhe pas tërmetit. Ekipet po shqyrtojnë denoncimet e bëra në Ministrinë e Tregtisë, Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë dhe 112 një nga një.
Ndaj atyre që konstatohet se kanë shkaktuar rritje çmimi si rezultat i analizave dhe përcaktimeve, do të zhvillohet një hetim për veprën penale të ‘ndikimit në çmim’, sipas nenit 237 të Kodit Penal të Turqisë, dhe ndaj tyre mund të ngrihet edhe padi, ku parashtrohet edhe kërkesë për burgim nga 1-3 vjet.
Ndërsa presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, teksa mbajti fjalën në takimin e Mbrojtjes Kombëtare të Rrezikut, u shpreh se nuk do të bëhet asnjë kompromis për arkitekturën horizontale me të cilën do të ndërtohen shtëpitë e reja pas tërmetit.
Sipas tij, godinat do të jenë 3 ose 4 kate, ndërsa shtoi se ato do të jenë në formën e banesave 3+1 me tokë, plus 3 ose 4 kate.