Kastriot Dermaku dhe Qazim Laçi ishin kuqezinjtë e përzgjedhur për konferencën për shtyp të kësaj të hëne. Mbrojtësi shtatlartë, fillimisht komentoi anulimin e miqësores me Armeninë, që sipas tij, i jep më shumë kohë ekipit për t’u përgatitur për ndeshjet e Nations League. “Lajm pozitiv sepse kemi më shumë kohë që të stërvitemi. Situata nuk është e mirë në Armeni.”
Kalimi te Lecce: “Jam i kënaqur për transferimin, sepse do të aktivizohem më shumë. Te Parma kam luajtur më pak, edhe pse jam paraqitur mirë. Ishim shumë mbrojtës të Parma, ndërsa te Lecce më tërhoqi projekti.”
Titullar të Shqipëria: “Konkurrenca te Shqipëria është pozitive. Si e tillë, veç e përmirëson Kombëtaren. Ai që do të luajë, do të bëjë shumë mirë, jam i sigurt.”
Mungesat te kuqezinjtë: “Momenti nuk është i mirë edhe për shkak të COVID-19. Jam i bindur që me lojtarët e rinj, që kanë luajtur edhe me U-21 dhe kanë treguar nivel në grupin tonë, gjithçka do të shkojë shumë mirë”.
Precedenti “Lituani”: “Nuk jemi aspak të kënaqur për ndeshjen me Lituaninë. Fizikisht nuk kemi qenë në formë, kështu që nuk besoj se do të ndodhë më përsëritja e asaj ndeshjeje. Duhet t’i fitojmë ndeshjet. Grupi ynë është i fortë, kanë marrë pikë të gjitha skuadrat.”
Transfertat me Kazakistanin dhe Lituaninë: “Duhet të japim maksimumin që të marrim sa më shumë pikë, nuk shkojmë për barazim. I kemi mundësitë që të fitojmë, ky është objektivi ynë. Duhet të përmirësohemi sa i përket mentalitetit. Me ekipe më të dobëta ndoshta e kemi më të vështirë, për momentin, por jam i bindur se gjërat do të shkojnë më mirë.