Edhe pse Franca ishte një hap larg suksesit në “Katar 2022”, Didier Deschamps ka qenë prej kohësh në qendër të polemikave. Një situatë thuajse paradoksale po të mendosh se për 60 vite asnjë kombëtare nuk ka fituar dy Botërorë radhazi.
Por “konfrontimi” me Zidane, që donte stolin e “Les Bleus” dhe një sërë situatash jashtë sportit bënë që trajneri i kombëtares franceze të përjashtohej nga grupi i bisedës së kampionëve të botës 1998 në WhatsApp.
Lajmi raportohet nga “L’Equipe”, që shkruan se pas vitesh e vitesh miqësie të madhe, më shumë se një gjë është thyer mes ish-mesfushorit të Juventusit dhe shokëve të tij të skuadrës, me të cilët fitoi Kupën e Botës 1998 në Francë. Kishte një lidhje të fortë, thuajse familjare, por tani Deschamps është përjashtuar nga ai grup bisedimi virtual. Me pak fjalë, u dëbua.
Lidhja ishte e fortë, por ndoshta me kalimin e kohës, horizontet dhe perspektivat e trajnerit dhe bashkëlojtarëve të tij në atë kohë janë zgjeruar gjithnjë e më shumë. Dhe rregullat e dhomave të zhveshjes vlejnë për të gjithë, madje edhe për këdo që ishte kapiten i asaj skuadre në atë kohë.
Deschamps sipas grupit, edhe sipas atij është administratori i grupit në WhatsApp të kampionëve të botës 1998, do të kishte ‘gabuar’. Didier nuk u paraqit në dy ribashkime (organizime) të tyre.
Mungoi në ditën kur kampionët e botës 1998 festuan të gjithë së bashku, përveç njërit, ditëlindjen e 50-të të Zinedine Zidane, i cili organizoi një festë të madhe në Marrakech qershorin e kaluar. Deschamps në fakt kishte një arsye të mirë për të munguar, sepse pikërisht ato ditë i kishte vdekur babai.
Pastaj hoqi dorë nga një darkë tjetër, ajo e mbajtur për të festuar 25-vjetorin e triumfit të 1998-ës (që në të vërtetë nuk ka kaluar ende, sepse në korrik do të bëhen 25 vite). Kjo mungesë e dytë sanksionoi përjashtimin përfundimtar.
Por gjithmonë sipas gazetës franceze do të ishte mungesa fikse e Deschamps në “chat”, ajo që nuk iu pëlqeu miqve të tij të vjetër ose më saktë ish-miqve. Ai, atje nuk do të shkruante kurrë. Vetëm ata e dinë pse, por sigurisht shprehjet e shumta të vlerësimit për Zidane si trajner i Francës sigurisht që nuk i pëlqenin.
Rinovimi deri në vitin 2026, akti i fundit i presidentit federal Le Graet, tashmë në telashe për një skandal seksual, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përkeqësuar, në sytë e shokëve të skuadrës, situatën e Deschamps, i cili duhet të pajtohet me dëbimin nga grupi i kampionëve 1998 dhe të kundërpërgjigjet sërish me rezultate të shkëlqyera në stolin e kombëtares transalpine.