Aktualitet Dëshmia e autorit: Kuzhinierin Indrit Çela e rrahëm për një parakalim me...

Dëshmia e autorit: Kuzhinierin Indrit Çela e rrahëm për një parakalim me makinë

Vëllezërit Ernest dhe Donald Luka kanë pranuar autorësinë në dhunën me leva dhe sende të tjera të forta ndaj kuzhinierit Indrit Çela.

Autorësia është pranuar nga Ernest Luka, i arrestuar tashmë nga policia, ndërsa vëllai i tij, Donald Luka vijon të mbetet i shpallur në kërkim.

Para grupit hetimor, Ernest Luka ka deklaruar se e kanë dhunuar kuzhinerin Çela për shkak të një konflikti të hershëm fizik që kanë pasur bashkë me kunatin e tij për një parakalim makine.

“E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine”, ka deklaruar Ernest Luka.

Ai ka zbardhur edhe gjithë dinamikën e ngjarjes, që nga momenti kur i bënë pritë me makinë e deri kur e zbritën me forcë nga mjeti dhe dhunuan me leva.

“Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm”, vijon dëshmia e Ernes Lukës.

Kuzhinieri Indrit Çela u dhunua disa ditë më parë. Ai mori plagë të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa gjatë marrjes së dëshmisë së parë në polici e fshehu ngjarjen duke deklaruar se ishte aksidentuar.