Zbardhet dëshmia e bashkëjetues së Aleksandër Sadikajt, i riu që mbeti viktimë e një atentati me lëndë eksplozive në Tiranë, ditën e shtunë.
Sipas News24, e reja ka treguar për hetuesit se Sadikaj kishte vënë re një problem në serbatorin e makinës. Por që nuk i kishte kushtuar rëndësi.
“Me Aleksandrin kam darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së Re rreth orës 23:20. Bashkëjetoja me të prej tri vitesh.
Pasi kam darkuar, kemi zbritur dhe morën automjetin dhe jemi nisur në banesë.
Kur parkuam automjetin, Aleksandri ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishte e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinën që të mos e linte të hapur gjatë natës.
Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja u largova për në punë dhe Aleksandrin e kam lënë në gjumë dhe më vonë mësova për ngjarjen”, ka thënë ajo.