Aktualitet Dështon atentati me snajper në plazhin e Durrësit

Dështon atentati me snajper në plazhin e Durrësit

Mesditën e djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar një atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi me iniciale A.N.

Sipas A2 që citon burime nga Policia, ky i fundit ka qenë në këtë zonë kur është qëlluar me armë zjarri (e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka e ka kapur atë pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.

Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.