Aktualitet Dështon atentati në Vlorë, plagoset kalimtari

Dështon atentati në Vlorë, plagoset kalimtari

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lungomare. Policia e Vlorës njofton paraprakisht se ka pasur katër të shtëna armësh dhe autorët kanë qëlluar nga një makinë, në drejtim të një lokali.

I dëmtuari është Dajko Cenodemaj, një kalimtar i rastit pranë lokalit, kurse shënjestra e autorëve ka qenë duke pirë kafe.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe në pak minuta më vonë policia gjeti një makinë të djegur në Babicë të Vlorës.

Në shëtitoren mjaft të frekuentuar nga qytetarët e Vlorës, është përhapur panik dhe ishin banorët ata që njoftuan policinë.

Burime nga Spitali rajonal i Vlorës bëjnë të ditura se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.