Është folur shumë për të ardhmen e Armando Brojës, por asnjw rezultat deri tani.
Por një gjë është e sigurt, sulmuesi i Kombëtares kuqezi nuk do të transferohet te Ipswich Town. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Ai shkruan se pavarësisht se futbollisti bëri vizita mjekësore, marrëveshja mes palëve ka dështuar.
Mediat e huaja shkruajnë se për Brojën ka interes edhe Evertoni.
Gjithsesi Chelsea duhet të gjejë një zgjidhje brenda javës deri në ditën e fundit të merkatos.