Gjykata e Tiranës kishte planifikuar sot seancën e parë gjyqësore ndaj Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 te tjerave.
Për shkak të mosformimit të trupit gjykues seanca u shty për në 10 tetor..
Nga kafazi i sallës së gjyqit, Hutra kundërshtoi avokatin kryesisht të caktuar nga gjykata, duke pohuar se nuk ishte dakord të mbrohej prej tij.
Dan Hutra plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe vrau shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.