Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Behar Bajrit, i kërkuar nga SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Sipas Klan News, Behar Bajri u mbajt në vëzhgim prej 2 javësh nga autoritetet shqiptare. Më pas, pala shqiptare njoftoi atë franceze, çka bëri të mundur dhe arrestimin e tij.
Bajri u prangos në një lokal në Paris ku qëndronte i vetëm. Në momentin e arrestimit, Behar Bajri nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë. Po kështu, nuk iu gjet asnjë send i kundërligjshëm.
Behar Bajri akuzohet si i dyshuar për organizim vrasje dhe atentatesh të mbetura në tentativë, u arrestua këtë të hënë në Francë. Ai dyshohet se bashkëpunoi me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe disa persona tjerë në vrasjen e Gjin Boriçit dhe 3 tentativa vrasjesh të parealizuara në Shkodër dhe Tiranë.