Aktualitet Detaje nga atentati në mbikalimin e Fushë Krujës, vriten 3 persona

Detaje nga atentati në mbikalimin e Fushë Krujës, vriten 3 persona

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në mbikalimin e Fushë Krujës.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur 3 persona. Mësohet se ka ndërruar jetë Diklen Vata, ndërsa 2 viktima të tjerë nuk janë identifikuar ende pasi trupat e tyre janë shkrumbuar në makinën e cila ka shpërthyer në flakë.

Vata, 30 vjeç është nga Laçi dhe ka precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2017 a është kapur në Tiranë me kokainë.

Makina ku udhëtonin viktimat është qëlluar nga një mjet tjetër në lëvizje.

Si pasojë e të shtënave, makina ka marrë flakë. Deri më tani janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në skenën e krimit ka shkuar policia dhe zjarrfikësit.

Po ashtu, uniformat blu kanë ngritur postblloqe me qëllim kapjen e autorëve, të cilët mbeten të paidentifikuar.