Aktualitet Detaje nga atentati në Shkodër, zbulohet emri i personit që u ekzekutua

Detaje nga atentati në Shkodër, zbulohet emri i personit që u ekzekutua

Një tjetër atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stom Golem.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se nga të shtënat ka mbetur i vrarë Lulash Qepuri, 75 vjeç.

Sipas të njëjtave burime ai shkoi në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndërroi jetë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje.