Disa foto të publikuara rishtazi, tregojnë bombarduesin e gjeneratës së gjashtë B-21 Raider në një hangar; një tjetër në fazën e ngritjes në prill 2024 dhe një e tretë, e realizuar në janar, e tregon atë duke fluturuar mbi re.
Baza e Forcave Ajrore Edwards, në një deklaratë, tha se “Raider vazhdon të bëjë përparim drejt shndërrimit në shtyllën kurrizore të flotës bombarduese të USAF”.
The #B21 Raider continues to conduct flight tests at Edwards with the B-21 Combined Test Force, including ground testing, taxiing, and flying operations. The Raider continues to make progress toward becoming the backbone of the #USAF bomber fleet. #AFMC @usairforce pic.twitter.com/u03HsnTKwd
— Edwards Air Force Base (@EdwardsAFB) May 22, 2024
Edhe gjatë fluturimit të parë të bombarduesit më të fundit në nëntor 2023, nuk u publikuan asnjë foto zyrtare, me sa duket për të mbajtur sekret detajet teknike të avionit, i cili po zhvillohet nga kompania e mbrojtjes Northrop Grumman.
Tani, ndërsa testet e fluturimit vazhdojnë, ushtria amerikane po publikon foto të bombarduesit, pa zbuluar detaje teknike.
B-21 Raider synohet të jetë shtylla kurrizore e flotës bombarduese të USAF. Një vështrim në B-21 të përmirësuar zbulon se pamja e tij anësore të kujton B2-Spirit, me hundën e B-21 që është shumë më e hollë. Dritaret e vogla, trapezoidale të kabinës dhe xhami i sheshtë ka të ngjarë të kufizojnë fushën e shikimit të pilotëve, siç raportohet nga revista Flugrevue.
Forma dhe veshja e tij e bëjnë bombarduesin pothuajse të padukshëm. Modeli i testimit, i koduar AF 0001, ka pendë sipër që drejtojnë ajrin te motorët, ndërsa motorët janë thellë në trup, duke i bërë të vështirë zbulimin e tyre nga radarët e armikut.
B-21 ishte projektuar si një bombardues stealth me një shtresë të jashtme të veçantë që e bën të vështirë zbulimin. Sipërfaqet e bombarduesit janë projektuar në mënyrë që rrezet e radarit të jenë pothuajse jo-reflektuese, duke lejuar sulme të befasishme dhe fluturime zbulimi të pazbuluara.
Sipas vlerësimeve të “Javës së Aviacionit”, bombarduesi B-21 do të ketë një hapje krahësh 40 metra, një gjatësi prej 16 metrash, do të jetë në gjendje të mbajë një ngarkesë armësh me peshë 9100 kilogramë dhe të zhvillojë një shpejtësi maksimale gati 1000 km/h.
Thuhet se B-21 Raider është projektuar për të operuar “në një mjedis me kërcënim të lartë” dhe mund të hedhë municione konvencionale dhe bërthamore. USAF planifikon të hyjë në shërbim me B-21 në “mesin e viteve 2020”, me të paktën 100 bombardues të tillë që pritet t’i dorëzohen Forcave Ajrore të SHBA.