Aktualitet Detaje nga masakra në Athinë: Gjashtë personat u ekzekutuan me 25 plumba...

Detaje nga masakra në Athinë: Gjashtë personat u ekzekutuan me 25 plumba (Pamje nga vendngjarja)

Një përplasje mes bandave ka shkaktuar një masakër në Athinë.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendngjarja në periferi të Athinës në Greqi, ku 6 persona u gjetën të ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane tip Ford.

Sipas medieve greke, 25 plumba janë derdhur për të ekzekutuar viktimat. Njëri nga 6 të vrarët u gjet jashtë mjetit.

Mediat greke raportojnë se dyshohet që viktimat të jenë shtetas shqiptarë, por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje për larje hesapesh, teksa autorët mendohet se janë arratisur me një makinë ngjyrë të zezë.

Në skenën e krimit janë gjetur gëzhoja që i përkasin një pistolete 9 milimetërshme.

Nga rindërtimi paraprak i dinamikës së krimit, dyshohet se shoferi i makinës ka tentuar të largohet, e për këtë arsye u gjet i vrarë jashtë mjetit.

Policia greke po heton këtë ngjarje të rëndë për të zbardhur shkaqet, për të identifikuar viktimat si dhe autorët.