Aktualitet Detaje nga megaoperacioni anti-drogë, mbi 200 urdhër-arreste, mes tyre dhe policë

Detaje nga megaoperacioni anti-drogë, mbi 200 urdhër-arreste, mes tyre dhe policë

Foto ilustruese

Një megaoperacion anti-drogë është shtrirë sot në të gjithë vendin ku deri më tani janë lëshuar mbi 200 urdhër-arreste.

Operacioni i zhvilluar nga RENEA, FNSH dhe qindra punonjës të policisë është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Korçë Vlorë e Sarandë dhe helikopterët për monitorim nga ajri. Mësohet se janë sekuestruar drogë, shuma të mëdha parash, si dhe armë zjarri. Në këtë veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mësohet se ka edhe vajza të përfshira.

Hetimet për rastin kanë nisur afro 6 muaj më parë. Autoritetet mësohet se e kanë dokumentuar këtë aktivitet kriminal me përgjime, duke i mbajtur në vëzhgim anëtarët dhe një pjesë edhe me blerje të stimuluara.

TIRANË

Në Tiranë janë lëshuar 112 urdhër  arreste të cilat ende nuk janë ekzekutuar.

Operacioni ka nisur në janar të këtij viti ndërsa bëhet fjalë se urdhër arrestet janë lëshuar për persona të cilët merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në kryeqytet janë sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.

KORÇË

Më shumë se 18 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga drejtoria vendore e qarkut të Korçës. Ndërkohë 15 persona janë në kërkim.

Në operacion janë përfshirë me shumë 50 forca policie të cilët janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës por edhe në zonat e tjera të juglindjes së vendit.

ELBASAN

Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në mbarë vendin, në Elbasan janë arrestuar 9 persona, mes të cilëve edhe një punonjës policie Sajmir Hysa.

Në pranga kanë rënë Gildi Ballolli, Françesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli.

5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë sekuestruar 1 kg hashash, 3 armë, dy thika, doreza etj.

VLORË

Në Vlorë deri më tani, numri i të arrestuarve ka shkuar në 50.

Të arrestuarit në mbarë vendin, dyshohen për shpërndarje lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje dhe shpërdorim detyre.

GJIROKASTËR

Edhe policia në Gjirokastër po zhvillon një aksion të gjerë për asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike dhe ndalimin e personave të inkriminuar.

Në përditësim….