Delion Troqe, 38 vjeç i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës rezulton të jetë i afërm me Elvis Troqen, i zhdukur në vitin 2018 në qytetin bregdetar.
I riu sapo ishte kthyer nga Italia ku kishte kryer dënimin për trafik narkotikësh dhe sapo u kthye u zhduk dhe prej asaj kohe nuk ka asnjë gjurme prej tij.
Zhdukja e 24-vjeçarit Troqe është një nga ngjarjet më të rënda të regjistruara në Vlorë vitet e fundit dhe që bëri shumë jehonë në atë kohë.
Delion Troqe u ekzekutua me breshëri kallashnikovi një natë më parë zonën e Skelës, në Vlorë.
Troqe, i cili kishte vetëm rreth 10 ditë që ishte kthyer nga Spanja, rezulton person me precedent penalë pasi ka qenë i dënuar me burg në Shqipëri për shkak të një sherri ku ishte përfshirë.
Autorët pas atentatit kanë djegur në periferi të Vlorës automjetin që përdorën në ngjarje. Makina tip “Audi” është gjetur e djegur në fshatin Sherishtë.
Materiali që ‘Top Story’ në TCH ka përgatitur për rrëmbimin e 24-vjeçarit Elvis Troqe, pak orë përpara fejesës:
Një tjetër djalë i ri zhduket mbrëmjen e 17 korrikut 2018 në Vlorë. Elis Troqe, 24 vjeç rrëmbehet në mes të qytetit. I sapokthyer nga Italia, ku kishte kryer dënimin për trafikim të lëndëve narkotike, Elvisi kishte vendosur të ndërtonte një jetë të re.
Ditën e ditëlindjes së nënës, Marselës, më 17 korrik 2018 do ti prezantonte dhe vajzën e ëndrrave të tij.
Pak para darkës së madhe, rreth orës 18:00, ka dalë nga shtëpia, për tu takuar me një mikun e tij. Vendtakimi ishte Bar “Havana”.
Ka porositur një kafe dhe ujë dhe pas 5 minutash është ngritur nga tavolina duke i thënë mikut të tij se do të takonte 2 minuta një shok e do të kthehej shpejt.
Një “Mercedes Benz” me ngjyrë gri, e priste në rrugën kryesore. Ervisi pasi përshëndetët me drejtuesin e mjetit hipën në makinë ku dallohen dy persona.
Makina merr rrugën për në “Lungo Mare”, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i shtatë pallateve” drejtohet për nga hotel “Rexhina”. Më pas makina zhduket në afërsi të kompleksit Oslo në Vlorë.
Në mbrëmjen e vonë, Krenar Troqi shqetësohet për mungesën e të birit, nis të kërkojë për të nëpër lokalet e qytetit. Asgjëkundi nuk gjen gjurmë të Elvisit.
Po atë natë, Krenari i është drejtuar Policisë duke denoncuar humbjen e të birit.
Zhdukja e Albano Xhaferajt dhe Elvis Troqes janë rastet e zhdukjes së personit që po hetohen nga prokuroria.
“Kemi pasur dy raste, që pas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Vlorës, duke qenë se janë konstatuar element të veprave penale, të rrëmbimit të personit, prokuroria gjyqësore e rrethit Vlorë, sigurisht ka bërë regjistrimin e materialeve që janë referuar nga komisariatet”, – thotë prokurorja Flora Çela.
Policia ka arrestuar Besart Zharran, pronari i makinës ku është parë për herë të fundit i gjallë Elvisi.
Të dhënat e dosjes hetimore tregojnë se Zharra ka dëshmuar se makinën e ka për përdorim vetjak dhe nuk ka asnjë njohje me 24 vjeçarin.
Më 18 korrik 2018, një ditë pas zhdukjes së Troqes, policia ka shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla, i gjetur me paterica dhe me një këmbë.
I pyetur në lidhje me rrethanat e hetimit, Inez ka shpjeguar për oficerët e policisë se më datë 17 korrik 2018, rreth orës 17:30 ka dalë nga banesa për të bërë fizioterapi dhe se nuk ka asnjë njohje me 24-vjeçarin.
Por ecurinë e hetimeve prokuroria e Vlorës i konsideron sekret hetimor.
“Aktualisht për materialet që ne kemi, unë nuk mund të them shumë për këtë pjesë”, – thotë prokurorja Flora Çela.
Zhdukja në një kohë të shkurtër e dy të rinjve nuk tronditi vetëm qytetarët e Vlorës.