Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj (xhaxha e nip) mbetën të vrarë me armë zjarri këtë të martë në Roskovec të Fierit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan.
Sa i përket autorit të dyshuar, ai është Altin Kuka.
Nga të dhënat e para, dyshohet se kanë qenë fëmijët që kanë nisur sherrin, i cili përfundoi tragjikisht me dy viktima.
49-vjeçari u arrestua nga policia, e cila sekuestroi po ashtu automatikun me të cilin Kuka kreu krimin e rëndë.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Altin Kuka. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Fierit në një informacion paraprak për mediat.